Adem Vokshi, avokat i shtetasit turk Mustafa Erdem, ka demantuar disa raportime në media rreth aktivitetit të klientit të tij të dëbuar nga Kosova, javën që shkoi, bashkë me pesë shtetas tjerë turq.
Ai nder tjera ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit t’i hetojë këto raportime, siç i vlerëson Vokshi, të rreme:
Ky është reagimi i tij i plotë:
DEMANTIM I LAJMIT TE INDEKSONLINE PER AKUZAT NDAJ SHTETASVE TURQ
Njoftoj opinionin publik dhe te gjithë zyrtaret shtetëror se lajmi i publikuar ne portalin Indeksonline lidhur me pretendimet se klienti im ka qarkulluar me shuma te mëdha te parave ne Kosove, përmban dezinformata dhe nuk është i mbështetur ne prova. Per me tepër nëse kjo përmbajtje është edhe përmbajtja e raportit te AKI për klientin tim kjo sqaron se sa joprofesional dhe i pambështetur ne prova është raporti i tille. Theksoje me bindje te plote se klienti im Mustafa Erdem posedon llogari bankare ne bankat komerciale ne Kosove dhe te njëjtat mund te inspektohen ne çdo moment nga organet kompetente ne Kosove. Se shpejti do te nxjerrim edhe llogarite bankare te klientit për te argumentuar me prova se pretendimet e tilla te ngritura janë ta pabazuara dhe te paqëndrueshme.
Lajmi i publikuar nuk permban asnje prove te vetme per te argumentuar pretendimin e tille financiar. Theksojme se edhe te gjitha pretendimet tjera jane shabllonte dhe te pambeshtetura ne prova dhe argumente. Si duket permbajtja e lajmit dhe raportit te tille eshte marre ne menyre shabllone nga pershkrimet qe i ben shteti turk duke mos ofruar asnje prove te vetme. Nje pershkrim i tille eshte tejet i ngjajshem me pershkrimin e rastit Toksoy kur kerkohej ekstradimi i tij nga shteti turk, e qe sic te gjithe e dini vete Prokuroria jone Speciale ate kohe ishte terhequr ne mungese te provave. Ju kujtojme se eshte barre e institucionit i cili ngrit nje pretendim te caktuar per te provuar pretendimin e tij.
Duke qene se lajmi i tille nuk permban asnje deshmi per pretendimet e ngritura,vleresojme se keto pretendime mund te jene ngritur vetem me qellim te arsyetimit te veprimeve te kunderligjshme dhe shkeljeve te drejtave te njeriut te bera ndaj klientit tim. Ne kete menyre si duket edhe ka tendence qe te arsyetohen edhe veprimet ekzekutive te marra nga AKI, perkunder kufizimeve ligjore te parapara ne Ligjin per AKI se e njejta nuk ka kompetenca ekzekutive.
Pretendimet e tilla eventuale ne kuptim te Ligjit per AKI ka qene obligim qe te percjellen tek Prokruroria e Shtetit per te zhvilluar hetimet qofshin ato edhe te fshehta. Prandaj ftojme Prokurorine e Shtetit qe te hetoj ne teresi kete rast dhe te sjelle para pergjegjesise personat pergjegjes.

