Një incident është regjistruar në një fabrikë në Korroticë të Lartë të Drenasit, transmeton Drenica Press
Lajmi është konfirmuar edhe nga organet e rendit ku është thekuseuar se në një fabrikë në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse ku njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, dëmi i shkaktuar nga zjarri sipas ankuesit është i konsiderueshëm. Nuk raportohet për të lënduar. /Drenica Press/

