back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeImamët mohojnë se u kanë bërë thirrje të rinjve për të shkuar...

Imamët mohojnë se u kanë bërë thirrje të rinjve për të shkuar në Siri

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Imami Idriz Bilibani, i cili është në mesin e pesë të akuzuarve për terrorizëm, ka mohuar se u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë për t`iu bashkuar luftës në Siri. I ka konsideruar të pabaza pretendimet e prokurorisë, shkruan sot Koha Ditore.

Akuzat për terrorizëm i ka konsideruar si të paqena edhe imami tjetër Enes Goga. Të dytë janë marrë në pyetje të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ndryshe prej tyre, imami tjetër Bedri Robaj nuk ka pranuar që të merret në pyetje. Ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Pos këtyre treve, të akuzuar janë edhe imami Mazllëm Mazllëmi dhe kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA, Fuad Ramiqi.

Bilibani dhe Robaj akuzohen për shtytje në kryerjen e veprimeve terroriste. Ndërkaq Goga bashkë me imamin e Prizrenit, Mazllam Mazllami, sipas aktakuzës, janë ngarkuar me veprën penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Ramiqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz