BallinaLajmeVrasja e policëve para 14 viteve, familjarët s’kanë fare besim në drejtësinë...

Vrasja e policëve para 14 viteve, familjarët s’kanë fare besim në drejtësinë kosovare

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Miradije Rrustolli vajton edhe sot djalin e vrarë 14 vjet më parë. Arsim Rrustolli ishte polic dhe u vra gjatë kryerjes së detyrës së tij për shtetin në vitin 2004 me 108 breshëri plumbash. Drejtësia në Kosovë tash e 14 vite ka dështuar ta zbardhë këtë rast, edhe pse deri më tani i ka në duar katër persona të akuzuar për këtë vepër.

Arsim Rrustolli dhe Possible Essuman, u vranë në një pritë të organizuar në një fshat të Podujevës, derisa ishin në kryerje të detyrës së tyre.

Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi, siç i ngarkon aktakuza, thuhet se kanë shtënë me kallashnikov drejt veturës së UNMIK’ut, ku ishin polici i Kosovës, Arsim Rrustolli dhe polici i UNMIKU’ut, Possible Essuman. Aktakuza e ngritur nga EULEX thotë se drejt viktimave u shtë 108 herë me kallashnikov.

Më 23 mars 2004 pjesëtarët e këtij grupi ishin në fshatin Shtedime të Podujevës, ku Agron Sylejmani (tani i ndjerë) bëri planin për të zënë në pritë një veturë të UNMIK’ut, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot tek shtëpia e të ndjerit, Arsim Rrustolli, ku ka dëgjuar rrëfimet e familjarëve, nënës dhe vëllait të të ndjerit.

Nën lot, e ëma Miradije Rrustolli, vajtoi djalin e saj të vrarë dhe tregoi se nuk beson se do të zgjidhet ky rast.

Madje, zonja në moshë të shtyrë, i tha Expressit se nuk dëshiron as ta dijë se kush e vrau djalin e saj, pasi sipas saj, nuk dëshiron që dikush t’ia marrë jetën dy djemve të saj të gjallë, të vetmit që i kishin mbetur.

Shtëpia e të ndjerit, Arsim Rrustolli

“As nuk kisha dasht me ditë kush e ka vra, se i kam dy djem, nuk du me i shti djemt në bela me dikan. Arsimin ma morën, ai nuk ka qenë i martum e as nuk ka pas fmi. Ai më la vetë”, rrëfeu nën lot nëna e të ndjerit.

Fillimisht, rastin e vrasjes së policëve e kishte gjykuar gjyqësia vendore, por më vonë këtë rast e morën në dorë për gjykim ndërkombëtarët. Por, tani me t’u larguar misioni i EULEX’it nga Kosova, rasti i kalon prapë vendorëve.

Aktakuza thotë se të akuzuarit kishin rrethuar veturën ku gjendeshin tani të ndjerit, dhe njëri nga të akuzuarit, ka bërtitur në serbisht e më pas edhe në shqip.

Pika e parë e aktakuzës thotë se këta të dyshuar kanë shtënë me kallashnikov 108 herë në drejtim të veturës dhe katër pasagjerëve të saj. “Sulmi ndaj veturës së UNMIK’ut kishte ndodhur rreth orës 21:45 nga një veturë e tipit Suzuki”.

Pamje nga seanca gjyqësore | Të akuzuarit për vrasjen

Familjarët e Arsim Rrustollit u shprehën të martën për Expressin se nuk u ka mbetur më besim në drejtësi, as në atë vendore, por as në atë ndërkombëtare.

Ismet Rrustolli, vëllai i të ndjerit, i tha Expressit se nuk beson se drejtësia në Kosovë do ta gjejë vrasësin e vëllait të tij.

“Nuk kemi çka me besu më në drejtësinë tonë, rastin e kanë pas fillimisht vendorët e pastaj e morën ndërkombëtarët, e tash prapë vendorët. Që 14 vite nuk e kanë zgjidhur rastin, nuk besoj se tani do ta zgjidhin”, tha Ismet Rustolli, i cili punon si mësues i lëndës së matematikës në Vushtrri.

Misioni i EULEX disa muaj para se ta përfundojë mandatin e tyre, raportohet se kanë vendosur që këtë rast ta kalojnë tek gjyqësia kosovare. Express ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të EULEX’it për këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Në këtë rast implikohet edhe një i dënuar tjetër, por të cilin EULEX nuk e ka përfshirë në aktakuzë, pasi që i njëjti tashmë po vuan dënimin e caktuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 9 nëntor të 2007’ës, për po të njëjtën vrasje. Bëhet fjalë për Shkumbin Mehmeti, një vrasës i penduar që ka vite që ka filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në vrasje, kontrabandim të lëndëve narkotike, hajni, eksplodime e kidnapime.

Aktakuza për vrasjen e policëve, në të cilën akuzohen Bedri Krasniqin, Alban Dizdari, Bajram Kiqmarin dhe Faik Shaqirin, është e mbështetur kryesisht në dëshminë e Shkumbin Mehmetit, i cili ishte pjesë e këtij grupi. Së bashku me Mehmetin, këta katër të akuzuar dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e policit të Kosovës Arsim Rrustolli dhe policit të UNMIK’ut, Possible Essuman.

Mehmeti, ish-pjesëtar i UÇK’së dhe SHPK’së, prej marsit të vitit 2004 është në burg për vrasjen e policëve. Po për këtë vrasje Gjykata e Qarkut në Prishtinë atë e shpalli fajtor, ndërkohë që dënimin prej 30 vjetësh është duke e vuajtur në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc.

Katër të akuzuarit e tjerë janë arrestuar vitin e kaluar, pak para ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e EULEX’it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz