Gjykata e Apelit në Larisa ka vendosur kundër ekstradimit të shtetasit turk, Ali Ercan Gokoglou në mënyrë që ai të përballet me akuzat për terrorizëm në Turqi.
Në një aktvendim të së hënës, paneli i gjyqtarëve pranoi argumentet e një prokurori publik se garancitë ishin të pamjaftueshme që 50-vjeçari të gjykohej në mënyrë të drejtë në Turqi.
Gokoglou dhe tetë shtetas të tjerë turq u arrestuan nga forcat greke kundër terrorizmit në Athinë, më 28 nëntor 2017, përcjell Atsh.
Autoriteteve greke u është kërkuar të ekstradojnë Gokoglou, i dënuar si anëtar i një organizate terroriste, në mënyrë që ai të mund të vuante një dënim me burg për gjashtë vite e tre muaj, i akuzuar për një vepër penale të kryer në vitin 1999.