BallinaLajmePas lajmeve për shëndetin e tij, Lushtaku shfaqet në një qendër tregtare...

Pas lajmeve për shëndetin e tij, Lushtaku shfaqet në një qendër tregtare në Zvicër

Të ngjajshme

Mesazhi i Gallapenit: Këto momente na bëjnë më të bashkuar

Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes...

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike në konflikt...

Udhëheqësi suprem i Iranit lavdëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë t’ju mbështesim

Udhëheqësi suprem i Iranit ka lavdëruar grupin militant Hezbollah...

​Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për të cilin familja tha se ka shkuar për kontrolle mjekësore në Gjermani, të martën është parë në një qendër tregtare në Zurich të Zvicrës.

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku shihet Lushtaku, i shoqëruar nga Konsulli i Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj duke shijuar çaj në qendrën tregtare “Glatt Zentrum”, në Zvicër.

Ndryshe, në fundjavë është raportuar se ish-komandanti i UCK’së për shkak të problemeve shëndetësore, të premten e kaluar ka udhëtuar për në Gjermani.

I biri i Lushtakut, Mërgimi, kishte thënë për Express se babai i tij atje ka shkuar për një kontroll mjekësor.

Sami Lushtaku, edhe në kohën sa ka qëndruar i paraburgosur gjatë procesit gjyqësor për krime lufte, ka pasur probleme me gjendjen shëndetësore. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz