back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinatoplajmiVushtrri, arrestohet 21 vjeçari për vjedhje të rënda

Vushtrri, arrestohet 21 vjeçari për vjedhje të rënda

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Hetuesit policorë në Vushtrri, sot në orët e hershme të mëngjesit, mbi dyshime të arsyeshme, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’, vepra këto të raportuara në dymujorin e këtij viti në zonën e Vushtrrisë.

Arrestimi i të dyshuarit M.D., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti është i dyshuar për kryerjen e njëmbëdhjetë (11) veprave penale, ku cak i këtyre vjedhjeve kryesisht ishin dyqane dhe vetëshërbime në qytetin e Vushtrrisë.

Në momentin e arrestimit i dyshuari në posedim kishte: një maskë, shufër metalike dhe dy kaçavida.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz