BallinaLajmeDhjetë raste të paraqitura të ngacmimeve seksuale në UP

Dhjetë raste të paraqitura të ngacmimeve seksuale në UP

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Dy organizata të shoqërisë civile kanë ftuar të gjithë personat që kanë përjetuar ngacmime seksuale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” t’i lajmërojnë këto raste.

Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) synojnë përpilimin e një liste me rastet e tilla për t’i paraqitur në Rektoratin e UP-së, por edhe për të kërkuar përgjegjësi ligjore ndaj kryerësve të këtyre veprimeve, shkruan Koha Ditore.

Aktivistja për barazi gjinore nga Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis, Jeta Berisha, ka deklaruar se vetëm brenda dy ditësh janë lajmëruar 10 raste nga gjinia femërore, të cilat kanë përjetuar ngacmime seksuale në UP.

Shumica e ngacmime të lajmëruara thotë se janë bërë nga profesorë të UP-së. Pasi ta përpilojnë listën me emra, Berisha thotë se do të kërkojnë nga UP-ja shkarkimin e atyre që kanë bërë ngacmime.

“Por nuk mjafton vetëm shkarkimi, ne po synojmë që dikush nga ta edhe duhet arrestuar dhe ndjekur proceset ligjore sipas ligjeve ekzistuese. Në qoftë se Universiteti i Prishtinës nuk merr masa, atëherë do të vazhdojmë me protesta duke kërkuar dorëheqje apo shkarkim të të gjithë zinxhirit hierarkik”, është shprehur ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz