Për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ekstradimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi si kërkesë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është një tregues i madh sesi Prishtina zyrtare nuk është e aftë që ta menaxhojë një shtet.
“Ky është një autogol i administratës në Prishtinë, dhe të tilla ka shumë”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Madje sipas Daçiqit, arrestimi i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kthyer si “autogol” udhëheqësve në Kosovë.
Ndërkaq, ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Daçiqit, “ka kohë që s’e ka sulmuar dikush Kosovën sikurse (presidenti turk Recep Tayyip) Erdogan”.
Ministri serb tha se shkuarja e Gjuriqit në Kosovë më 26 mars ka qenë në pajtim me marrëveshjen e Brukselit./Insajderi.com