BallinaLajmeKosovarja 41 vjeçare vritet nga bashkëshorti i saj në Gjermani

Kosovarja 41 vjeçare vritet nga bashkëshorti i saj në Gjermani

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Të dielën, pak pas orës 19 është vrarë në banesën e saj në Winterlingen, Landi Baden Wüurttmeberg, një grua 41 vjeçare. I dyshuar për vrasje, është marrë në arrest bashkëshorti i saj 48 vjeçar.

Pas hetimeve të para, prokuroria konstaton se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan presseportal.de. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një dramë familjare. Vajza 17 vjeçare e çiftit, e cila në ato momente ndodhej në banesë  ka pësuar lëndime të lehta.

Bashkëshorti i dyshuar për vrasje, ka nënshtetësi të Serbisë ndërsa e shoqja, nënshtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.

Për sqarimin e detajeve të ngjarjes kërkohet ndërmarrja e hetimeve të gjera kriminale teknike dhe nga fusha e mjekësisë ligjore.

Bashkëshorti i arrestuar si i dyshuar për vrasje, gjatë ditës së sotme do t`i dorëzohet gjyqtarit hetues në Gjykatën kompetente penale.

Për zbardhjen e rrjedhës së vrasjes, Derejtoria e Krimit në Policinë e Rottweil-it ka formuar një grup të veçantë hetues.

Prokuroria ka konstatuar  se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz