Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj pas lirimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi. që ndodhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Retorika e papërgjegjshme e Presidentit të Turqisë është larg kritikës miqësore, përkundrazi, është një përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën e brendshme të Prishtinës zyrtare”.
Malazezët e Kosovës theksojnë se pa asnjë dyshim janë ” në anën e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës, që është, në anën e popullit tonë”.