back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeZhduket një shqiptare në Zvicër, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Zhduket një shqiptare në Zvicër, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Të ngjajshme

Refuzohet ankesa e Rufki Sumës, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për...

Seanca për qeverinë e re mbahet të dielën nga ora 10:00

Lajmi.net raportoi sot se seanca për qeverinë e re...

Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru....

Policia Kantonale e Lucernit ka pubklikuar sot një njoftim për mungesën e Naime Monit nga Ebikon’i i Luzernit. Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17, këmbë ose me mjete të transportit publik.

Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.

Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaqurrela, ndërsa aktualisht mund t`i ketë të lidhura mbrapa.

Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive ( “trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe ballto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.

Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz