back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeAgim Bahtiri: Nuk kemi pranuar shkarkimin e ministrit Sefaj, raportimet nuk janë...

Agim Bahtiri: Nuk kemi pranuar shkarkimin e ministrit Sefaj, raportimet nuk janë të vërteta

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Të enjten e kësaj jave, Policia e Kosovës arrestoj gjashtë shtetas turq të cilët më pas u deportuan për në Turqi.

Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj si dhe lirimin e detyrës së Drejtorit të Agjencionit të Inteligjencës në Kosovë, Driton Gashi.

E gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportuar se AKR tashmë ka pranuar shkarkimin nga pozita të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, gjë që del të jetë e pavërtetë.

I pari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se kjo çështje nuk është e vërtetë dhe se raportimi i sotëm është shpifje.

Madje Bahtiri ka thënë se AKR gjatë ditëve në vazhdim do të marr vendimin përfundimtar për çështjen e Sefajt.

Ky është postimi i plotë:

Nuk është e vërtetë se AKR ka pranuar shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj. Raportimi i sotëm në tërësi ishte vetëm një shpifje e Gazetës Express.

AKR ditëve në vazhdim do të marrë qendrim përfundimtar për çështjen e ministrit Flamur Sefaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz