BallinaLajmeSelimi e quan qeverinë Haradinaj anarki institucionale, tregon si mund të rrëzohet

Selimi e quan qeverinë Haradinaj anarki institucionale, tregon si mund të rrëzohet

Të ngjajshme

Deputeti i LDK’së: Në Kuvend nuk janë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot...

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria...

Deputeti i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për gjendjen e krijuar në qeverinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deputeti i VV-së e ka quajtur qeverinë Haradinaj, si qeveri që tashmë është e rrëzuar.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Selimi u shpreh se tashmë qeveria e ka përcaktuar vetë rrëzimin e saj me anarki institucionale dhe keqqeverisje.
“Qeveria e ka përcaktuar vete tashme rrëzimin e saj me keq qeverisje, me anarki institucionale dhe keq funksionimin te koalicionit qeverisës” ka thënë Selimi.

Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje,  por jo duke e  rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht pas daljes nga qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Por për idenë e LDK-së, Selimi ka  një përgjigje interesante.

Thotë se  qeveria Haradinaj nuk do të mund të rrëzohet nga LDK, as në kohën kur do të vinin zgjedhjet e jo më tani.
“Kurse, sa i përket mocionit te LDK-së kjo qeveri nuk do rrëzohej as kur të vinin zgjedhjet”, ka thënë Selimi

Ai është i bindur se  kjo qeveri do të rrëzohet më shpejtë, se sa ata janë të gatshëm ta menaxhojnë rrëzimin.

Selimi në kohën e fundit ka marrëdhënie të tensionuar me të parin e qeverisë pas një konflikti verbal që kishin në Kuvend, ku Haradinaj e quajti rrenc Selimin./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz