BallinaSportJa ku mund ta ndiqni pa para supermeçin Joshua – Parker

Ja ku mund ta ndiqni pa para supermeçin Joshua – Parker

Të ngjajshme

Policia ndan video sensibilizuese për krimet mjedisore: S’mund të mbijetojmë pa natyrën

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit...

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë, por çfarë u paralajmërua tutje?

Punëtorët e “Prishtina Parking” kanë protestuar për të kërkuar...

Dy kandidatë kanë aplikuar për postin e kryetarit të KRRE-së

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që...

Keq për Blutë e Londrës, Reece James mungon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat sot ka marrë një lajm aspak...

Sonte ( e shtunë ) rreth orës 23:00, në kohën tonë lokale, në ‘Principallity Stadium’ të Cardiffit do të mbahet meçi i shumëpritur nga të gjithë adhuruesit e sportit të boksit, Joshua – Parker.

Anthony Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, kurse Parker është kampion bote në versionin WBO dhe fituesi i këtij meçi do të mbajë titullin e kampionit të botës në të katër këto versione, shkruan IndeksOnline.

Tre meçet e fundit për Antony Joshua janë të gjitha fitore, por edhe kundërshtari i tij nuk është më keq se Joshua , pasiqë edhe Parker në tre meçet e fundit i ka të gjitha fitore.

Fituesit të këtij meçi më pas i mbetet që të duelojë me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote ne kategorinë e rëndë në versionin ëBC dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë dhe boksier i cili mban tituj në katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO).

Për ta shikuar këtë meç Sky Sports kishte raportuar se duhej një abonim prej 30 euro, mirëpo para pak minutave, platforma gjigante ka theksuar se do të transmetojnë meçin edhe pa para. Rreth orës 22:00, Sky Sports do të transmetojë live meçin në rrjetin social Facebook. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz