back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeLabi i del në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme

Labi i del në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se partia e tij nuk ka nevojë të largohet nga qeveria. Ai gjithashtu ka kritikuar vendimin që të shkarkohet ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj duke e cilësuar këtë të fundit si njeri të përkushtuar.

Postimi i plotë:

Dikujt Ujerat e Trubellta po i’u konvenojnë në Qeveri dhe në Shtetin tonë”

Qeveria e Kosovës, nuk mendoj se e largon AKR-në dhe nuk ka ndonjë arsye për tu larguar AKR-ja prej Qeverie.

Unë nuk mendojë dhe nuk besoj, se minsitri z.Flamur Sefaj, ka vepruar në kundershtim me ligjet e Kosovës dhe pa marrë direktivat nga kreret e Shtetit aty ku duhet marrur.  Flamur Sefaj, ka qenë aktivist në Zvicër sa here që i’u është dashur ndonjë e mirë KOSOVËS.

Ai njeri ka qenë një njeri tepër i përkushtuar dhe njeri tepër i vëmendshëm sa i perket organizimit të Ministrise Punëve të Brendshme dhe Shtetit tonë.

Kjo që po ndodhë mbrenda një jave në Shtetin tonë, është një lojë e dikujt, por masa ( qytetarët) vonë e marrin vesh, në krahasim me akterët e politikës të cilet nuk po i’u bje në fije se kujt po i konvenojnë këto ujëra të trubëllta…!

Akr-ja dhe Behgjet Pacolli, ishin qelësi i formimit të Qeverisë Haradinaj, por sot dikujt mund pengoj, e kujt i pengon besoj se Behgjet Pacolli i njef para meje ata me të cilët i ka ndarë punet e ministrave dhe marrveshjet që kanë ndodhur me Koalicionin aktual!., Sigurisht se gjithnjë Behgjeti dhe AKR-ja i respektojne institucionet e Shtetit tonë.

Unë jam me fat, që nuk kam marrur ndonjë ministri dikur kur mu ofronte vetëm mua, e për ta caktuar dikend Ministër, e pastaj me ia ndryshuar autoritetin, se pse lojerat politike qenkan shumë te renda.

Labinot Tahiri- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz