BallinaLajmeHaradinaj: Nesër do të ketë shkarkime

Haradinaj: Nesër do të ketë shkarkime

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë pak më parë se nesër do të ketë shkarkime, pas aksionit policor kundër 6 shtetasve turq, të cilët u dëbuan nga Kosova.

Haradinaj, duke dalur nga objekti i Qeverisë së Kosovës u ka thënë gazetarëve se nesër do të ketë shkarkime.

“Do të ketë shkarkime”, ka thënë Haradinaj, duke refuzuar që të prononcohet para kamerave.

Periskopi ka raportuar nëpërmjet burimeve të veta se i shkarkuari do të jetë drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi. Por, mediat tjera kanë raportuar se për shkak të ngjarjeve të sotme, mund ta pësoj edhe ministri i Brendshëm Flamur Sefaj.

AKI-ja bashkë me Policinë e Kosovës realizuan sot një aksion kundër 6 shtetasve turq, udhëheqës të shkollave guleniste në Kosovë.

Më pas ata u dëbuan nga Kosova, me justifikimin e një raporti që e kishte përpiluar AKI-ja, kundër tyre, ku thuhej se ata akuzoheshin për terrorizëm dhe se përbënin rrezik për sigurinë nacionale. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz