Ka vazhduar reagimi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë, pas ndalimit dhe depërtimit të sotëm të shtetasve turq nga Kosova, ngjarje për të cilën edhe kryeministri Haradinaj nuk ka pasur asnjë informacion.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur si kidnapim ngjarjen e sotme, dhe ka thënë se rreziku më i madh Kosovës po i kanoset nga presidenti Hashim Thaçi.
Reagimi i plotë:
Sot kërcënimi më i madh që i vjen Kosovës, i vjen nga Presidenti i saj Hashim Thaçi. Ngjarjet e para disa diteve ne veri dhe kidnapimi e më pas deportimi i sotshem i shtetasve turq pa respektuar ligjet dhe konventat nderkombetare mbi ekstradimin, dëshmojnë që Kosova po e ndryshon drejtimin perëndimor të saj.
Duhet mobilizim politik e shoqërorë për ta ndal këtë theqafje të Republikës….