Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Veriun e Mitrovicës duke arrestuar Marko Gjuriqin, të ashtuquajturin “Drejtorin për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, pasuan me fjalë të mëdha, duke thurur lavdata drejt policëve që me përpikmëri zbatuan planin operativ që ju caktua.
Por kjo po e pengon dikë, i cili në rrethin e tij familjar ka një polic të Kosovës që shteti e ka harruar atë. Sipas tij, kur polici ishte mirë me shëndetin, ai ishte i nevojshëm për shtetin dhe shteti mburrej me të, ndersa tani që polici ka probleme me shëndetin, shteti për të cilin ai kontribuonte e harroi atë.
Pra polici i njesis speciale ka nevoj për trajtim jashtë vendit, ata që do te duhej ta ndihmonin bëjn vetem marketing politik.
Ja reagimi:
Shteti nuk perkujdeset për heronjtë e gjallë (policin e Kosoves)
Sa herë që policia apo njësitë speciale të saj, ndërmarrin aksione në mbrojtje të shtetësisë se Kosovës, i madh e i vogël flasin, komentojnë dhe japin komunikata të ndryshme duke lavdëruar policin e në veqanti njesit speciale, por kjo ndodhe vetëm me fjalë dhe shkrime, por jo praktikisht. Ku është shteti kur sot kemi pjestarë të policisë së Kosovës konkretisht te njësisë speciale, i cili ka dhënë kontribut të vazhdueshëm qe shumë vite dhe ka qenë një ndër më të mirët, ndërsa sot i njëjti ka probleme shëndetsore dhe nuk perkrahet as nuk ndihmohet qe te trajtohet jasht Kosoves.
Qeveria nuk përkujdeset fare per heronjtë e gjallë, te cilët janë kujdesur dhe po kujdesen per sigurinë e tyre dhe të shtetit të cilin e udhëheqin.
Lind pyetja ku është shteti n’këtë rast, presidenti, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë???
Nga një i afërm i policit në fjalë.