BallinaSport“Nuk është normale që Kosova në Superligën e vet të prodhojë më...

“Nuk është normale që Kosova në Superligën e vet të prodhojë më shumë talente se Shqipëria”

Të ngjajshme

Pothuajse të gjitha mediat e mëdha në Shqipëri i kanë kushtuar artikuj suksesit të Përfaqësueses së Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Dy fitore e një barazim u arrit nga Kosova. Përfaqësuesja ‘A’, fitoj ndaj Burkina Fasos 2-0, Përfaqësuesja U19 fitoj ndaj Sllovakisë 2-1, kurse Përfaqësuesja U21 luajti barazë, 0-0 ndaj kampionit të evropës, Gjermanisë.

Por krahas fjalëve të mira drejtuar për këto suksese të Kosovës, kishte edhe disa rreshta ‘thumbues’, që nuk kaluan pa u vërejtur, raporton futbollikosovar.com.

“Nuk është normale që Kosova në Superligën e vet të prodhojë më shumë talente se Shqipëria”, ka shkruar ‘SportEkspress’, një rresht që duket mjaft ofendues për ne.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz