back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeArrestohet zyrtari i lartë i Kosovës, bëhet fjalë për 400 mijë euro

Arrestohet zyrtari i lartë i Kosovës, bëhet fjalë për 400 mijë euro

Të ngjajshme

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e Financave të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale, pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një shumë 400 mijë eurove, që i dyshuari ka kepërdorur si para për avance të udhëtimeve jashtë vendin, por që dyshohet se këto udhëtime nuk kanë ndodhur fare.

- Advertisement -

“Policia arreston të dyshuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion gjegjësisht, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, nën dyshime mbi keqpërdorime financiare të avanceve në Ministrin e Shëndetësisë-konkretisht në Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, sot me datë 28.03.2018, pas zhvillimit të veprimeve hetimore intensive, kanë arrestuar personin e dyshuar: M.S i lindur i 1983, mashkull, kosovar, shqiptar, i cili dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve  jashtë vendi, duke bërë tërheqje të parave në emër të udhëtimeve zyrtare  të cilat udhëtime dyshohet që nuk kanë ndodhur fare. Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme. Me këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”  nga neni 422 KPRK-ës dhe Mashtrimi në Detyre nga neni 426 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit kujdestar të PTH- Prishtinë i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa mediat kanë raportuar se në këtë agjenci janë keqpërdorur 400 mijë euro për avance, që janë tërhequr për udhëtime jashtë vendin, e që në fakt nuk kanë ndodhu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz