back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeQëllohet me armë zjarri, i riu shqiptar në luftë me vdekjen

Qëllohet me armë zjarri, i riu shqiptar në luftë me vdekjen

Të ngjajshme

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...

Armand Duka i pranishëm në ceremoninë e Lauratëve të Vitit 2025 nga Federata e Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është...
- Advertisement -

Një 26-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me çifte nga pronari i një banese në Montebello të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:00. Dyshohet se shqiptari ka qenë hajdut dhe tentoi të hynte në një banesë.

Por, pronari i shtëpisë që dëgjoi zhurma nga jashtë, doli në oborr dhe vuri re 26-vjeçarin. Ky i fundit tentoi të largohej, por u qëllua në bark me armë gjahu. Në vendngjarje shkoi me urgjencë ambulanca, e cila u njoftua nga vetë pronari 56-vjeçar i shtëpisë.

Shqiptari u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Dyshohet se me 26-vjeçarin mund të ketë qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej.

Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 56-vjeçarit që qëlloi me armë. Grupi hetimor është duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije, shkruan syri.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz