back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeA do të dëbojë Kosova ndonjë diplomat rus?Flasin në MPJ

A do të dëbojë Kosova ndonjë diplomat rus?Flasin në MPJ

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Për shkak të helmimit të ish –oficerit rus dh vajzës së tij në Britani të Madhe, vendet perëndimore dhe aleatët e tyre si kundërpërgjigje po dëbojnë diplomatë rusë. Pjesë e kësaj janë bërë edhe vende të vogla si Mali i Zi e Shqipëria. Në Kosovë ka diplomatë të akredituar rusë në Zyrën Ndërlidhëse të Rusisë. Gazeta Express ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për t’i pyetur nëse edhe Kosova do të ndërmarrë veprime të tilla?

Në MPJ i ka thënë Gazetës Express se vendimi i Kosovës do të bëhet në përputhje me vlerësimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë dhe interesat e vendit.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me incidentin në Salisbury dhe në bashkërendim me aleatët dhe partnerët tanë dhe në bazë të vlerësimeve që lidhen me sigurinë dhe interesat tona kombëtare, do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe vendimet e duhura” thuhet në përgjigjen e MPJ’së për Gazetën Expresss.

Dikasteri i diplomacisë kosovare po ashtu thekson se “Republika e Kosovës është e rreshtuar fuqishëm me aleatet e partneret tanë në lidhje me incidentin tashmë të njohur ndërkombëtarisht si “Salisbury” dhe ky qëndrim është bërë i qartë dhe në mënyrë shumë të vendosur edhe nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli”

Në MPJ thonë se politika e jashtme e Republikës së Kosovës “ka një orientim të qartë  Euro-Atlantik dhe ky kurs i drejtimit mbetet në frymë dhe në letër si interes nacional strategjik i vendit tonë”.

Shqipëria dy ditë më parë morri vendim për dëbimin e dy diplomatëve rusë .

Nga Tirana u dëbuan Vladislav Filipov, atashe ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, kishte njoftur MPJ e Shqipërisë.

Rusia ka prezencë diplomatike në Kosovë  që nga koha e UNMIK’ut, para shpalljes së pavarësisë. Zyren Ndërlidhëse ruse e kishte inauguruar shefi aktual i diploamacisë ruse Sergey Lavrov në vitin 2005.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz