Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta Blic.
Abazi ka thënë se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi. Sipas tij shteti i Kosovës nuk është shtet privat i Thaçit dhe që Policia nuk është lodër e tij.
Analisti ka kritikuar ashpër Thaçin duke thënë se po rrezikon që të ndodh ndarjen e vendit për ulësen në OKB.
“Ku është liberalizimi i vizave pas demarkacionit”, ka pyetur ai.
Postimi i plotë i Abazit:
Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi, përndryshe është bashkëfajtore për eksperimentimet e rrezikshme të Thaçit.
Ky nuk është shtet privat i Thaçit dhe policia nuk është lodër e tij.
Nuk na duhet ulësja ne OKB që është sa për të arsyetuar ndarjen e vendit.
Ku është liberalizimi i vizave pas demarkacionit????

