back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeGrabitja brutale me shufër hekuri në Austri, dy shqiptarë mes të arrestuarve

Grabitja brutale me shufër hekuri në Austri, dy shqiptarë mes të arrestuarve

Të ngjajshme

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Evropianët bashkohen me ukrainasit dhe amerikanët, për bisedimet e paqes

Aleatët evropianë të Ukrainës po marrin pjesë në një...

Policia austriake ka arritur të zbardhe një rast të nje plaçkitjeje brutale, qe u mbyll me masakrimin e nje te riu.

Ne mesin e muajit, në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona tjerë, me shufra hekuri, duke e lene te masakruar ne fill te jetes.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.

Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.

Atëkohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë. Nëntëmbëdhjetëvjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.

Disa minuta më parë, të dyshuarit i kanë plaçkitur edhe katër adoleshentë të tjerë nën kërcënim, duke iu marrë gjësende me vlerë dhe cigare. Gjithashtu, pesë të dyshuarit natën e njëjtë, ata e kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.

Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz