BallinaSportEdhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja për këtë vit

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja për këtë vit

Të ngjajshme

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Xhudos të Kosovës (FXHK), Federatën e Notit të Kosovës (FNK), Federatën e Skitarisë të Kosovës (FSK) dhe Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës (FSHK).

Në bazë të memorandumeve të nënshkruara sot, ofrohet mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për FXHK-në në vlerë prej 137,115 euro të cilin dokument e nënshkroi kryetari Agron Kuka. Federata e Notit e përfaqësuar nga kryetari Imer Rama, siguroi përkrahjen për vitin 2018 në vlerë prej 75,045 euro. Në emër të Federatës së Skitarisë memorandumin e nënshkroi kryetari Milaim Kelmendi për të siguruar mbështetjen një vjeçare në vlerë prej 71,535 euro. Kurse Federata e Shenjëtarisë do të përkrahjet sipas kategorizimit me shumë prej 48,026 eurove, memorandumin për të cilën vuri firmë Agron Jusufi, nënkryetar i kësaj federate.

Ministri Kujtim Gashi, u shpreh se këto ditë do t’i finalizojmë dhe nënshkruajmë memorandumet edhe me federatat tjera, tashmë kur është e ditur se me çfarë shumash do të mbështeten këto federata.

“Edhe memorandumet që u nënshkruan sot janë në vazhdën e mbështetjes financiare të drejtpërdrejt që ministria ofron për federatat sportive me qëllim që ato të arrijnë të përmbushin planin dhe objektivat për këtë vit. I përgëzoj katër federatat që nënshkruan sot këto marrëveshje do t’i quaja me MKRS-në. I inkurajoj drejtuesit e këtyre federatave që të organizojnë aktivitete e gara sa më cilësore dhe të fokusohen edhe në ngritjen e cilësisë dhe rezultateve”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ndërkaq, nga ana tjetër, drejtuesit e federatave që morën mbështetje pas nënshkrimit të memorandumeve, u shprehën të lumtura për përkrahjen e vazhdueshme që ministria po jep për federata dhe kjo ka ardhur duke u rritur vazhdimisht vit pas viti. Me kategorizim, kanë vlerësuar ata, është bërë një qartësi se kush punon dhe siguron rezultate në gara, paguhet sipas meritave dhe kjo është e mirëseardhur, kanë konsideruar drejtuesit e këtyre federatave.

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja për këtë vit

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja për këtë vit

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS-ja për këtë vit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz