Shqipëria U-21 e mbylli në humbjen 2-0 pjesën e parë kundër Sllovakisë. Ekipi i trajnerit Alban Bushi u tregua krejtësisht i paqartë dhe i dobët përballë vendasve që shënuan 2 herë në portën tonë. Fillimisht, ishte Harslin që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat Mraz. Minuta e dytë shtesë e ndeshjes ishte fatale për ekipin tonë.
Djemtë e trajnerit Alban Bushi dhuruan një paraqitje shumë të dobët në 45-minutat e para. Pas humbjes 2-3 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i Shpresave u shpërfytyruar komplet nga vendasit. Mungesat e shumta që ka Shqipëria në formacion, por dhe largimi i kapitenit Keidi Bare kanë bërë që skuadra e Bushit të tregohet krejtësisht e pafuqishme ndaj vendasve. Ekipi sllovak dominoi të gjithë takimin dhe nuk i la aspak shteg kuqezinjëve të dilnin te loja e tyre.
Manaj ishte krejtësisht i izoluar në sulm, ndërkohë që vazhdojmë të kemi probleme të theksuara në mbrojtje. Pjesa e dytë mund të jetë më e mirë për tanët që mund të ngushtojnë rezultatin ose mund të shpërfytyrohen më shumë. Shanset për kualifikim tashmë nuk ekizstojnë, pasi ekipi Shpresa pësoi dy humbje kundër Sllovakisë, një rival direkt. /EDS
Sllovaki U-21 – Shqipëri U-21 2-0
Shënues: Harslin 19’, Mraz 45’+2’
Sllovakia U-21: Rodak, Vavro, Siplak, Chvatal, Hancko, Lesniak, Haraslin, Urblik, Herc, Spalek, Mraz. Tr. O.Brunegraf
Shqipëri U-21: Kastrati, Ceka (Hakaj 31′), Toli, Tafa, Maloku, Krymi, Ndoj, Kallaku, Cinari, Seferi, Manaj. Trajner: A. Bushi