back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePolicia e gatshme për aksion të sërishëm në veri, ndërprehen punimet të...

Policia e gatshme për aksion të sërishëm në veri, ndërprehen punimet të rrethrrotullimi i Urës së Ibrit

Të ngjajshme

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit...

Një ditë pas arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ndonëse pa leje, u fut në veri të Mitrovicës përmes rrugëve ilegale, policia është në gjendje gatishmëri për ndonjë aksion eventual në veri.

Siç shihet në këto foto të realizuara nga gazetari i portalit Veriu.info, autoblinda dhe furgonë të Policisë së Kosovës po qendrojnë të ndezur në Mitrovicën e jugut, vetëm 100 metra larg Urës së Ibrit.

Sikurse dje, edhe sot prranë tyre është parë edhe Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Ndërsa në pjesën e Urës së Ibrit që kufizon me veriun janë ndërprerë punimet që kishin filluar ditë më parë për ndërtimin e rrethrrotullimit, që është pengesa e vetme për qasjen e automjeteve nga jugu në veri./Veriu.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz