Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duket se ka qenë tërësisht jashtë “loje” për arrestimin e zyrtarit të lartë shtetëror të Serbisë, Marko Gjuriq.
Përkundër deklarimit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj se edhe Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e vendimit për arrestimin e Gjuriqit, zëra nga shoqëria civile thonë se se i pari i Qeverisë ka qenë tërësisht jashtë këtyre zhvillimeve.
Sipas këtyre zërave nga shoqëria civile, është pikërisht Hashim Thaçi, i cili gjithçka ka koordinuar vetë, me një bashkëpunim me Behgjet Pacollin.
Sipas këtyre zërave, de facto Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli sot ia rrëzuan qeverinë Ramush Haradinajt.
Ndërkohë, vetëm pak çaste pas arrestimit të Gjuriqit, Lista Serbe është tërhequr nga Qeveria, duke e lënë pakicë parlamentare koalicionin aktual qeverisës PDK-AAK- Nisma e AKR.
Ndërkaq, merret vesh se tash pas tërheqjes së Listës Serbe nga koalicioni ekzistojnë dy opsione. I pari opsion, siç merret vesh është mundësia e zgjerimit të koalicionit me nje nga partitë shqiptare. Dhe opsioni i dytë, mbetet krijimi i një qeverie teknike.
Në anën tjetër ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se është kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili ka qenë pjesë e vendimit për arrestimin e Marko Gjuriq sot në veri të Mitrovicës.
Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaka treguar se në vendimin për arrestimin e Gjuriq në Kosovës ka marrë pjesë edhe shefi i ekzekutivit.
“Po sa i përket vendimeve qeveria merr vendime dhe në ketë drejtim edhe z.Haradinaj ka marrë vendim”, tha Lekaj në emisionin Pressing në T7.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua pasi hyri pa leje në Kosovë./Gazeta Blic/