back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeKrejt çka ndodhi dje në Mitrovicën e Veriut, për arrestimin e Gjuriqit...

Krejt çka ndodhi dje në Mitrovicën e Veriut, për arrestimin e Gjuriqit (VIDEO/FOTO)

Të ngjajshme

Edhe pesëdhjetë drejt rekordit, Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr

Skuadra e Al Nassr shënoi fitore 0:2 ndaj Al...

Rifillojnë më 30 tetor seancat në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë

Pas një pauze të shkurtër, Dhomat e Specializuara të...

Në veshje të shkurtër e në motoçikletë, shkëlqen Eriona

Modelja Eriona Sejdiu, duket se ka ndryshuar pak stilin. Ajo...

Xhuli nga fitnesi: Po më thonë se jam shumë sek*i për të qenë beqare

Ish-banorja e BBVK, Juliana Nura, ka pozuar në fitnes. Në...

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë ushtrim masiv të emergjencës mjekësore në Kamp Bondsteel

Njësia Mjekësore e Regional Command-East (RC-E) Task Force e...

Një grup zyrtarësh të lartë të Serbisë dje morën rrugën për në Kosovë, ndonëse disa nga ta nuk patën leje për t`u futur në vend. Në mesin e tyre ishte drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ndonëse pa leje, u fut në veri të Mitrovicës përmes rrugëve ilegale.

Ai kishte ardhur për të mbajtur një takim me serbët në atë pjesë të Kosovës. Por, me të kuptuar qëllimin e tij, njësitet e Policisë së Kosovës morën hapat e nevojshëm për të ruajtur rendin dhe ligjin në territorin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Jashtë Shtëpisë së Kulturës në veri, ku Gjuriq po mbante takimin, ishin mbledhur grupe serbësh të cilët u bënin presion gazetarëve dhe reporterëve që ishin aty për të paraqitur rrjedhën e ngjarjes për opinionin. Huliganët serbë ishin ata që edhe sulmuan fotoreporterin e Indeksonline, Blerim Ukën. Ndërsa, nuk lejuan kameramanin e Indeksonline, Jeton Sopa që të xhirojë protestën e tyre.

Para se të kryhej intervenimi, në veri dëgjoheshin sirena që paralajmëronin gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit kishin dalë nëpër ballkone për të shikuar situatën.

Ishin njësitet e Policisë së Kosovës ata që pa e zgjatur shumë, kryen arrestimin e Gjuriqit. Ai u fut në autoblindë dhe u soll në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pas pak orësh, ai sërish nën përcjelljen e autoblindëve të PK-së, u dërgua në Merdare ku iu dorëzua autoriteteve serbe, shkruan Indeksonline.

Ishte sekretari i Përgjithshëm në kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Nikolla Selakoviq dhe Marko Gjuriq ata që nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë. Ndërsa, Ministri i Kulturës, Vlladan Vukosavljeviq kishte leje, por ishte kthyer mbrapa./Indeksonline/

 

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz