BallinaSportHolanda nënshtron Portugalinë në miqësoren e luksit

Holanda nënshtron Portugalinë në miqësoren e luksit

Të ngjajshme

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Mateo tentoi ta puthte, Brikena mbyllet në tualet

Një zhurmë e madhe është krijuar në BBVA pas...

Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qetë, vëlla

Aktori i njohur, Jean-Claude Van Damme ka shprehur ngushëllime...

Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Portugalinë në një ndeshje të zhvilluar në Stade de Geneve.

Tulipanët e kanë mposhtur Portugalinë në një miqësore luksi të zhvilluar në Gjenevë në Zvicrës.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Holanda, e cila shënoi edhe tri gola, ku i pari erdhi pas vetëm 11 minutave dhe u shënua nga Memphis Depay për 1-0.

Në minutën e 32-të erdhi edhe goli i dytë dhe u shënua nga ish-sulmuesi i Liverpoolit, Ryan Babel, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Kur pritej të përfundoi pjesa e parë në skenë doli mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili shënoi një gol të bukur për 3-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë u pa një ngjallje e Portugalisë, e cila krijoi më shumë nga loja duke pasur rast edhe të gjejnë rrjetë.

Megjithatë, në minutën e 61-të u bë gjithçka më e vështirë, pasi mbrojtësi i Interit, Joao Cancelo mori kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin dhe e la Portugalinë për 30 minuta pa një lojtar.

Kështu, në vazhdim të ndeshjes edhe pas disa orvatjeve të vogla, shifrat mbetet të pandryshuara dhe në fund Holanda fitoi me rezultat të thellë 3-0. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz