BallinaLajmeUran Ismaili: Vetëvendosje nënçmoi aksionin e Policisë, mbrojti interesat e Serbisë

Uran Ismaili: Vetëvendosje nënçmoi aksionin e Policisë, mbrojti interesat e Serbisë

Të ngjajshme

Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen projektligjet për ratifikimin e disa marrëveshjeve

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje...

Kryeprokurori Gashi krahas politikanëve në stadium, reagon Prokuroria: Moment i rastësishëm festiv

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është...

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është...
Ministri i Shëndetësisë, njëherit nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit përmes një njoftimi për media reagoi për arrestimin e Marko Gjuriqit, por këtë e lidhur me arsye politike, si dhe me darkën e Thaçit me Vuçiqin në Bruksel.

“Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje hyrjes pa leje në Kosovë të Marko Gjuriq. Sërish Vetëvendosje – me apo pa vetëdije – mbrojti interesat e Serbisë, duke e nënçmuar aksionin e Policisë së Kosovës, të cilin e konsideron si të shtyrë politikisht. Sërish Vetëvendosje doli kundër shtetit të Kosovës. Turpi i saj nuk po ka fund”, ka shkruar Ismaili. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz