back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeForca të shtuara policore te shtëpia e Ramiz Kelmendit, flet deputeti i...

Forca të shtuara policore te shtëpia e Ramiz Kelmendit, flet deputeti i LDK’së

Të ngjajshme

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut...

Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti nga Gjesti

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta...

Ish-presidenti i Malishevës, humanisti i njohur bën thirrje të votohet Fatmir Limaj të dielën

Ish-presidenti i FC Malishevës, humanisti i njohur nga Gjermania,...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri...

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...
- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi po vazhdon të jetë i rrethuar nga Policia e Kosovës. Kjo po ndodh për shkak të kërcënimeve që ai i ka marrë nga e kaluara, saktësisht vota e tij rreth çështjes së demarkacionit. Kelmendi ishte intervistuar nga Pokuroria e Pejës së bashku me Policinë për shkak të deklarimeve të tij se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij nga individë të ndryshëm nëse vota e tij shkon pro demarkacionit.

- Advertisement -

E pasi ky i fundit voti pro marrëveshjes së shënjimit të kufirit me Malin e Zi, policia po vazhdon të kujdestarojë pranë shtëpisë së tij në Pejë.

Forca të Policisë së Kosovës kanë qenë të pranishme edhe gjatë ditës së sotme afër shtëpisë së tij në Pejë. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë deputeti Kelmendi.

Ramiz Kelmendi tha se do të jetë i mbrojtuar nga Policia deri sa këta të fundit të konstatojnë se nuk do të jetë i rrezikuar nga ata që e kërcënuan.

“Njëherë nuk e di deri kur por e kan një prezencë të shtuar sipas informatave që më kan informu deri sa nuk shofin a ka ndonjë lëvizje që mund të ma rrezikojë jetën me kërcënimet e kaluara”, tha Kelmendi për Gazetën Express.

Tutje ai tha se forcat e Policisë po qëndrojnë pranë tij për shkak të votës pro demarkacionit që Kelmendi e dha në seancën e së mërkurës.

Gjithçka është çështje sigurie, tha ai ndër të tjera.

Ramiz Kelmendi, njëherë kishte refuzuar të votonte pro demarkacionit, me arsyetimin se ia kishin kërcënuar familjen. Pastaj, kishte thënë se është i sëmurë dhe nuk mund të japë votën për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Por, në fund, deputeti nga Peja e kishte votuar Marrëveshjen me Malin e Zi, duke siguruar votën vendimtare.

Ramiz Kelmendi kishte hyrë së pari në AAK, kishte kaluar në PDK pastaj në LDK. Aktualisht është deputet i Partisë së Isa Musatafës./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz