BallinaLajmeBashkëshorti i Xharrës paditë Fisnik Ismailin – kërkon 128 mijë euro dëmshpërblim

Bashkëshorti i Xharrës paditë Fisnik Ismailin – kërkon 128 mijë euro dëmshpërblim

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gazetari Andin Lokaj i cili është bashkëshorti i Arbana Xharrës, ka paditur për shpifje ideputetin e e Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismailin raporton Insajderi.

Në padinë e siguruar nga Insajderi, bashkëshorti i këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka paditur Ismailin për shpifje i cili përmes një shkrimi në Facebook, kishte akuzuar Lokajn se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij Arbana Xharrën.

Pasi Xharra ishte sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur, Ismaili kishte thurrur ide konspirative duke thënë se anëtarja e PDK-së është sulmuar nga burri i saj.

“Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, kishte shkruar Ismaili në postimin e tij të 30 janarit të këtij viti.

Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu deputeti i Grupit të Pavarur të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz