back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSoltes: Kosova afër liberalizimit të vizave!

Soltes: Kosova afër liberalizimit të vizave!

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, pret që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodhë shumë shpejtë pas vendimit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

- Advertisement -

” Ky është një hap shumë i rëndësishëm në veçanti për qytetarët e Kosovës, sepse tani ata janë shumë afër liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes, që është një prej postulateve elementare të BE. Në këtë mënyrë Kosova është kthyer në lojë dhe ka plotësuar një prej kushteve shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave.”

Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Kosovën e pret një luftë e vështirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pritet që Kosova të vazhdojë këtë luftë dhe të bëjë reformat e duhura, për demokratizimin e shoqërisë. Kosova duhet të punojë shumë dhe të vazhdojë procesin për plotësimin e standardeve për demokratizim, pavarësinë e organeve juridike dhe çrrënjosjen e korrupsionit “.

I pyetur se a duhet ta njohë Serbia Kosovën para anëtarësimit në BE ai ka deklaruar se “këto gjëra mund të zgjidhen përmes dialogut”.

“Shpresoj se dialogu do të vazhdojë dhe do të shihet se në ç’drejtim do të shkojnë gjërat, sepse në fund duhet të kemi një marrëveshje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz