BallinaLajmeSerbia arsyeton ndalimin e ndeshjes me Kosovën: Nuk deshëm përleshje të popullit...

Serbia arsyeton ndalimin e ndeshjes me Kosovën: Nuk deshëm përleshje të popullit me Policinë

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes së hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat deri në 20 vjeç

“Kam marrë vendimin që turneu kualifikues për hendboll i ekipeve juniore ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe të Kosovës të pezullohet”, ka deklaruar Stevanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ndeshja kualifikuese nuk do të mbahet në orët e pasdites siç ishte planifikuar, se për këtë paraprakisht ishte konsultuar me ministrin e Sportit dhe për vendimin e ka njoftuar edhe kryeministrin dhe kryetarin e Serbisë.

“A kemi mundur që të organizohemi që të mbahej kjo ndeshje? Gjithsesi. Cili do të ishte çmimi? Konflikti ndërmjet popullit tonë dhe policisë për gjërat në të cilat nuk besojnë dhe që janë në kundërshtim me interesat tona. Për këtë arsye nuk jemi të gatshëm që policia t’i rrahë njerëzit që të mbahej ndeshja, e cila është në kundërshtim me qëndrimet tona”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz