Të gjithë gazetarët që po e përcjellin punën në Kuvendin e Kosovës tashmë janë larguar nga dhoma e tyre ku qëndrojnë zakonisht, njofton Klan Kosova.
Ndonëse gazetarët ishin duke punuar në kushte shumë të vështira, ata tashmë janë larguar tërësisht.
Kjo për shkak se Forenzika do ta kontrollojë gjithë objektin përfshirë edhe pjesën ku qëndrojnë gazetarët për t’u siguruar kushtet që seanca të vazhdojë.
Ky urdhër ka ardhur nga Kryesia e Kuvendit.