BallinaLajmeXhandarët serbë futen në territor të Kosovës

Xhandarët serbë futen në territor të Kosovës

Të ngjajshme

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

8 pjesëtarë të ushtrisë serbe të uniformuar, me helmetë dhe me armë të gjata janë parë në pjesën e Kamenicës që lidhet me Serbinë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, i cili thotë se këtë gjë ia kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata”, ka thënë Surdulli.

Ai thotë se në fillim kishte menduar se ishin pjesëtarë të KFOR’it, pasi sipas tij në atë pjesë patrullojnë shpesh, mirëpo ai ka shtuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës ia kanë thënë se ata që i ka parë nuk ishin ushtarë ndërkombëtarë.

“Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre policë të vijës së gjelbër në lagjën tonë dhe u shprehën të shqetësuar duke thënë se kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë serbe, sepse i kanë përcjellur nga distanca dhe se ata kanë vazhduar deri diku afër rrugës kryesore për Karaçevë të Poshtme dhe janë kthyer për fshatin Breznicë të Republikës së Serbisë, fshat i banuar me shqiptarë”, ka thënë Surdulli për Indeksonline.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje Policisë dhe KFOR’it që të rrisin vigjilencën për këtë pjesë, pasi sipas tij, këto lëvizje kanë shqetësuar banorët e asaj pjese.

Por, duhet kthyer në kujtesë se ky nuk është rasti i parë kur xhandarë serbë futen në territorin neutral apo atë të Kosovës.

Kohë më parë kishte bërë bujë ç’armatosja e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ata serbë, e po ashtu disa herë ishte raportuar për ushtarë serbë në pjesët veriore të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz