BallinaLajmeLabi: Sot, ose Esat Pasha ose Hero

Labi: Sot, ose Esat Pasha ose Hero

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse sot do të votohet nga dora e tij, nuk do të jetë tradhtar por shpëtimtar. Ai ka thënë se sot ose Esat Pasha ose Hero.

Gjithashtu, këtë votë Labi thotë se e jep edhe për nënat që presin para ambasadave për një vizë.

“E ju që na quani tradhtarë, nëse veç po mendoni se po e tradhtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë i deputetit të AKR’së, Labinot Tahiri:

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës.

Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.

E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëmm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund ti kërcenoni edhe ata! Mirpo, derisa na kercnoni neve disa nga ata që mund të na kërcenojnë, të njejtën gjë bejani edhe Amerikes dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë. Sakrificë për shpirtat e këtij atdheu! LABINOT TAHIRI- DEPUTET ( SHËRBËTORË).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz