Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani ishte i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në Ora News.
Gjatë emisionit, Bogdani foli dhe për talentin e Lirisë, Zenel Gavazajn, i cili është grumbulluar për ndeshjet e radhës.
“Gavazaj luan te Liria e Bledi Shkëmbit. Është aktivizuar atje, ka patur minutazh me ekipin A”.
“Është vëllai i Enisit, të Skënderbeut. Gjithsesi do ta shohim edhe gjatë grumbullimit si do shkojë”, u shpreh Bogdani.

Enis Gavazaj është ftuar nga Shqipëria A për herë të parë.
Ai pritet që gjatë verës të ndërrojë mjedis duke kaluar nga Skënderbeu në një ekip në Evropë. /Gazeta Olle/

