BallinaBujqësiMinistria e bujqësisë hap periudhën e aplikimit për grante në bujqësi

Ministria e bujqësisë hap periudhën e aplikimit për grante në bujqësi

Të ngjajshme

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (NBPZHR), që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ku kjo përkrahje përmes granteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.

Ministria e Bujqësisë fton të gjithë fermerët dhe ekonomitë bujqësore që të aplikojnë në fondin 19 milionë eurove për mbështetje në disa nën-sektorë, shkruan Gazeta Bujku.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në disa sektor të bujqësisë, për masën 103 investime në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, ujitja e tokave, për masën 303 “Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal- Qasja LEADER”- për grupet lokale të veprimit (GLV) të përzgjedhura.

Thirrja për aplikim është hapur sot me datë 19.03.2018 deri me 30.04.2018 dhe të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin  e nevojshëm i gjeni në faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net. /Gazeta Bujku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz