back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeInspektorati në Malishevë ndërpret punimet e ndërtimeve pa leje

Inspektorati në Malishevë ndërpret punimet e ndërtimeve pa leje

Të ngjajshme

Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta Arben Fondaj

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me...

Lela thyen heshtjen, flet për ndarjen

Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas...

‘Nuk kam mbaruar’, Kamala Harris thotë se mund të kandidojë përsëri për presidente

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka thënë BBC-së...

Rama jep lajmin se Diella është “shtatzënë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja...

Inspektorati Komunal i Malishevës, sot ka ndërprerë punimet e një ndërtimi në zonën e qytetit, pasi pronari i këtij ndërtimi nuk ishte i pajisur me leje për ndërtim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve.

“Edhe pse sot është ditë e diel, ne si inspektorat nuk do të ndalemi së inspektuari të gjitha fushat që i kemi përgjegjësi”, ka thënë drejtori Kastrati. “Punimet në këtë vend, pronari i ka filluar dhe po i zhvillonte pa leje, edhe pse paraprakisht inspektorët e kanë paralajmëruar që të mos ndërtonte pa leje”, ka sqaruar Kastrati, përcjell Klan Kosova.

Ai ka thënë se ndërtimet pa leje, pronarët kryesisht i zhvillojnë ditëve të vikendit, duke u munduar që të jenë larg syve të inspektorëve.

Megjithatë, ai ka bërë apel te qytetarët që të mos bëjnë investime në ndërtimet e tyre, pa u pajisur me leje ndërtimi, pasi kjo është e kundërligjshme dhe më së shumti dëmtohen vet pronarët e ndërtimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz