back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNJË DOKUMENT I AGJENCISË AMERIKANE TË INTELIGJENCËS I VITIT 1951,E KONSIDERON ZHLEBIN...

NJË DOKUMENT I AGJENCISË AMERIKANE TË INTELIGJENCËS I VITIT 1951,E KONSIDERON ZHLEBIN PJESË TË KOSOVËS (FOTO-DOKUMENT)…

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë.Në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, dokument i CIA-s, i lejuar për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. 

Një dokument i Agjencisë Amerikane të inteligjencës, CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

 Përderisa në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, ky dokument i CIA-s që u lejua për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.

Është pika e parë e këtij dokumenti që ndan Kosovën në disa pjesë të quajtura distrikte, ku bëjnë pjesë përveç Zhlebit, edhe vendet si; Graçanica, Zveçani, Vushtria, Istogu, Kamenica, Gjilani, etj.

Përveç distrikteve në dokument figurojnë edhe zyrat qendrore të tyre, që janë disa prej komunave të sotme kryesore të vendit, si; Prishtina, Peja, Mitrovica (dokumenti e quan: Mitrovica e Kosovës), Podujeva,  Gjakova, Ferizaj, Prizreni. Po ashtu edhe këtu figuron Zhlebi.

Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë.

“Lëvizja e nacionalistëve shqiptarë raportohet të jetë shumë e fortë. Anëtarët shqiptarë të partisë komuniste janë pro propagandës së zyrës së punëtorëve komunistë, sepse kjo propagandë premton bashkimin e regjionit të Kosovës (këtu referuar si: Kosmet apo Kosova dhe Metohija) me Shqipërinë, pas përmbysjes së regjimit aktual të Jugosllavisë”, shkruhet në pikën e 8 të këtij dokumenti të CIA-s.

Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte konstatuar se Kulla e Zhlebit i takon Malit të Zi, mirëpo me këtë patën mospajtime opozita e asaj kohe, ku bënte pjesë edhe kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj./The Natural Albania/

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz