back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaSportMourinho foli 12 minuta pa u ndalur: U eliminuam pasi nuk gjeta...

Mourinho foli 12 minuta pa u ndalur: U eliminuam pasi nuk gjeta trashëgimi si Reali, Juve, Barcelona dhe Bayern

Të ngjajshme

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

Jose Mourinho ka përfunduar në qendër të sulmeve nga opinion sportiv, pas eliminimit të Manchester Unitedit, nga Sevilla.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, u prit që United do të arrijë fitore,l por ndodhi e kundfëerta.

“Unë u them tifozëve që kanë të gjithë të drejtën të thonë opinionin e tyre dhe të reagojnë, por dua edhe t’ju kujtoj diçka që quhet trashëgimi e futbollit”.

Ai foli hiq më pak se 12 minuta, ndërsa nuk u ndërpre nga askush.

“Nuk mendoj se është e drejtë të sulmohem, pasi trofeu e fundit e kam fituar para 10 muajsh. E kam mposhtur Chelsean, Liverpoolin  dhe disa të tjera dhe eliminimi nga Sevilla tani shikohet si dramë”.

“Unë jam i bindur për punën e bërë te United, ashtu siç jam i bindur se duhet të punoj edhe shumë më tepër, për të çuar ekipin në vendin që i takon”.

“Mos harroni se kur erdha mora një klub që kishte dështimesh dhe në shtatë vitet e fundit shkonte vetëm një herë në çerekfinale. Trashëgimia në futboll është diçka e rëndësishme, unë nuk trashëgova një skuadër të fortë”.

“Nuk është rastësi që Bayern Munchen, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, janë gjithmonë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Këto klube punojnë me një projekt afatgjatë dhe kanë arritur të krijojnë tashmë traditën e tyre të të luajturit”.

“Unë jam në sezonin e dytë te United dhe mendoj se diçka kam ndërtuar, por e di se duhet ende kohë, për të ndërtuar një Manchester fitues, të aftë të përballet me këdo”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz