back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëShpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut

Të ngjajshme

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Mitrovicën e Veriut. Shpërthimi ka ndodhur afër një shtëpie në rrugën “Car Dushani”.

Lajmin për këtë shpërthim e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti.

Ai për portalin Kossev ka thënë se shpërthimi ka ndodhur afër një pusete.

“Pajisja shpërthyese u hodh në rrugë, dhe si pasojë janë thyer disa xhama të shtëpisë aty pranë. Por nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.

Por, gazetari i Radio Kontakt Plus raporton se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një familje serbe.

Kurse dëmet, sipas tij, janë shkaktuar edhe te shtëpitë e tjera në afërsi.

Nuk dihen shkaqet që kanë mundur të çojnë deri te ky shpërthim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz