back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeVulin: Ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë brutale

Vulin: Ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë brutale

Të ngjajshme

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...
- Advertisement -

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin thotë se në Kosovë mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, e ajo është KFOR-i dhe për Serbinë kjo është e vetmja forcë e mundshme dhe e pranueshme.

Siç raporton Tanjugu, këto deklarime ministri serb i ka bërë, duke komentuar deklaratën e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili gjatë vizitës në Prishtinë njoftoi se Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e një ushtrie të Kosovës, kurse Vulin thotë se “Rezoluta 1244 në këtë drejtim është shumë e qartë”.

“Në Kosovë nuk mund të jetë vetëm një forcë e armatosur, dhe kjo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndryshon vendimin e saj kështu do të jetë, dhe për Serbinë kjo është e vetmja e pranueshme”, ka thënë Vulin, përcjell Telegrafi.

Siç thotë ai, në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri, kurrfarë ushtrie e Kosovës, ajo mund të themelohet vetëm me forcë brutale.

“Krijimi i formacioneve të tilla të paligjshme të armatosura përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ministri Vulin sot gjatë një vizite në kazermën “Banjica” në Beograd, ku mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit ushtarak serb në operacionet shumëkombëshe të Kombeve të Bashkuara në Qipro. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz