back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSherifi deputetëve të Vetëvendosjes: Mirëseerdhët në botën e mëkatarëve

Sherifi deputetëve të Vetëvendosjes: Mirëseerdhët në botën e mëkatarëve

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar që nuk dallon nga të tjerët kur bëhet fjalë për një lider të cilin sipas tij e shohin më të rëndësishëm se sa subjektin partiak.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Sherifi këto deklarime i dha ndërsa po komentohej përçarja e pjesëtarëve të Vetëvendosjes, e cila rezultoi me dorëheqje deputetësh e për të cilët tha se kishte disa persona që e kishin befasuar.

Ai madje u ka uruar mirëseardhje në ”botën e mëkatarëve”, deputetëve të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

”Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë një parti politike tipike. Të gjithë e kanë qëllim të akuzojnë pushtetin e në fund të vijnë në pushtet”.

”Është në natyrën e Lëvizjes të grumbullojë njerëz nga rryma të ndryshme politike e vjen një moment kur ato shpërthejnë”.

”Më kanë befasuar aktorët, siç është Dardan Molliqaj, Visar Imeri për shkak se kanë qenë të afërt me Albin Kurtin. Por që ndarja në vetvete nuk më ka befasuar, por njerëzit që me dekada kanë rrugëtuar bashkë, të jenë prijësit e ndarjes nuk ishte e pritshme”.

”Edhe Vetëvendosja tregoi se nuk mund të bëj përjashtim nga një organizëm ku lideri ka më shumë rëndësi se sa subjekti”.

”Kolegëve të Vetëvendosjes iu them mirëserdhët në botën e mëkatarëve. Ata për vite të tëra vazhdimisht na akuzuan neve si njerëz që kemi bërë mëkate e ata janë një mbiqenie. Duken sikur janë engjuj të pagabueshëm cilët duket se kanë interesin e vendit parasysh, e në fund u thyen për interesa të tyre mëkatare”./KLANKOSOVA.TV

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz