Pak më parë u zhvillua dueli ndërmjet Sazan Mehmedit dhe Branko Kojlic. Ndeshje kjo e cila u zhvillua 5 raunde dhe të gjitha raundet gjyqtarët ia dhanë serbit, Kojlic.
I pakënaqur nga ky vendim Kimbo tha: “Nuk është e drejtë, kërkoj ‘rematch’ të menjëhershëm.”Publiku u habit nga ky rezultat sepse në raundin e katërt, Kojlic mori disa goditje nga Kimbo të cilat nuk i përballoi dot në këmbë dhe mori një knockdown, dhe sipas Kimbos ai raund ishte komplet i tij, nëse fitoren nuk ia ndanë me të drejtë ai raund më takonte mua u shpreh ai.
Në një bisedë të shkurtër me Kimbon ai tha:“Të gjithë janë të korruptuar, unë me të vërtet hyra në ring për ta rrahur dhe për ta mundur me KO, nuk e mohoj dhe nuk jam pishman për fjalët të cilat i thash para ndeshjes, këtë ndeshje e fitova, e di un e dinë të gjithë të pranishmit që ishin në sallë por ja që fati nganjëherë nuk të prin.”
“Unë madje u shokova sepse gjyqtarët i dhanë të gjitha raundet kundërshtarit, dhe kur dëgjuan këtë publiku të gjithë filluan të bërtisnin e të fyenin, sepse ata e dinin se kush ishte fituesi në këtë ndeshje, por për këtë asgjë nuk duhet të lihet në duar të gjyqtarëve, por në duar të mia, mend për hera të tjera. Nuk e mohoj se kundërshtari ishte i përgatitur dhe i përballoj të gjitha goditjet por si duket goditjet e mia nuk u numëruan fare. Kojlic duhet të ndeshet me mua edhe njëherë, gjë e cila pres të ndodh sa më shpejt.” – përfundoi ai.