back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportFerdinand, Gerrard dhe Lampard të gjithë e kanë të njëjtin mendim se...

Ferdinand, Gerrard dhe Lampard të gjithë e kanë të njëjtin mendim se kush do ta fitojë CL-në

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Manchester City, Liverpooli, Real Madrid dhe Juventus janë skuadrat e para që janë kualifikuar në mesin e tetë skuadrave më të mira të Champions Leagues këtë sezon, dhe tre emrat e njohur anglezë e shohin vetëm një fitues.

Rio Ferdinand, Steven Gerrard dhe Frank Lampard – të cilët po analizonin ndeshjen mes Tottenhamit dhe Juventusit të mërkurën në studion e BT Sport – kanë arritur një konsensus rreth skuadrës që do ta ngritë trofeun më 26 maj.

Dhe është Real Madridi.

Ish-yjet e Manchester United, Liverpool dhe Chelsea mendojnë se djelmoshat e Zinedine Zidane e kanë atë që duhet për ta fituar trofeun për të katërtën herë në pesë sezonet e fundit.

Reali mund të jetë 15 pikë larg vendit të parë në La Liga, por gjërat qëndrojnë ndryshe kur luan në Champions League.

I pyetur rreth çështjes nga Gary Lineker, Ferdinand tha: ”Real Madridi, thjeshtë përshkak të eksperiencës dhe faktorit Ronaldo.”

Gerrard shtoi: ”Liverpooli ka një shansë por Reali është favoriti kryesor.”

Pastaj u përfshi edhe Lampard: ”Duhet të pajtohem por është prapë e vështirë të parashikohet.”

Ja ku e kemi pra, Real Madridi tani është favoriti kryesor për të fituar Champions Leaguen. //FutbollFanatik//

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz