back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenicakët ‘ia ndalin rrugën’ Pacollit në Prekaz, i kërkojnë ta kryejë një...

Drenicakët ‘ia ndalin rrugën’ Pacollit në Prekaz, i kërkojnë ta kryejë një punë (Video)

Të ngjajshme

Nesër seancë maratonë në Kuvend, do të votohet programi qeverisës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për një...

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegon se pezullimi...

Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-së

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian...

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, Behgjet Pacolli, ishin të pranishëm mbrëmë në varrezat e Jasharëve në Prekaz, me rastin e Manifestimit të Epopesë së UÇK-së.

Pas përfundimit të “Natës së Zjarreve”, derisa zyrtarët e lartë të shtetit futeshin në vetura, për një çast Pacollit ‘ia zunë’ rrugën disa drenicas.

Këta të fundit i kërkuan numrit dy të ekzekutivit që ta bëjë të mundshëm përshpejtimin e votimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Indeksonline

“Votojeni demarkacionin o baci Behgjet… Votojeni se na keni marrë në qaf, marum…”, ishin disa prej kërkesave të tyre.

Ndryshe, Pacolli para disa ditësh ka deklaruar se këtë javë pritet të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi.

“Ratifikimi është çështje ditësh. Lista Serbe nuk ka vënë ndonjë kusht në këmbim të votës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje”, ishte shprehur ai. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz